Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka mbajtur gjallë shpresat për medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që po zhvillohet në Tbilisi, pasi ka fituar përballjen e parë në repesazh.
Gjakova u tregua më i mirë ndaj moldavit Adil Osmanov, të cilin e mposhti me “Ippon”, duke siguruar një hap të rëndësishëm drejt medaljes së bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Me këtë fitore, ai është vetëm një duel larg podiumit. Në ndeshjen vendimtare për medalje, Gjakova do të përballet me turkun Bilal Ciloglu, ku fituesi siguron medaljen e bronztë.
Në këtë kampionat, Kosova ka shënuar tashmë sukses të madh, pasi Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
