Xhudisti ynë, Akil Gjakova ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinalen e Grand Prix Upper që po mbahet në Austri.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova ka mposhtur në raundin e tretë të kësaj gare xhudistin slloven, Martin Hojak. Tani, në çerekfinale, Akili do të përballet me xhudistin nga Moldavia, Adil Osmanov. Ndërkaq, në rrugëtimin e tij deri te çerekfinalja Akili regjistroi tri fitore radhazi.
Në raundin e parë triumfoi kundër xhudistit nga Kazakistani, Darkhan Koibagar, në raundin e dytë kundër austriakut, Herbert Wicker, kurse në raundin e tretë e mposhti sllovenin, Martin Hojak.