Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova iu kanë dashur vetëm 16 sekonda për ta mundur kundërshtarin e tij Ahmed Ayash nga Jemeni në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Akili në momentin që filloi e rrëzoi kundërshtarin duke e mundur me Ippon.
Akil Gjakova është pretenden për të fituar medalje, pasi ka arritur të ketë suksese të mëdha në lojërat ndërkombëtare, duke marrë edhe disa medalje.
Kampioni i Evropës po garon në kategorinë deri në 73 kg të xhudos.