Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Pasi u eliminua në çerekfinale, garuesi kosovar u mposht edhe në meçin e parë të repesazhit, përmes së cilit po e kërkonte medaljen e bronztë.
Akili humbi me Ippon nga hungarezi Daniel Szegedi në kategorinë deri në 73 kilogramë. Në çerekfinale Gjakova u mposht në çerekfinale nga gjeorgjiani Lasha Shavdatuashvili në një meç maratonik. Gjakova e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti francezin Maxime Gobert.
Në xhiron e tretë, ai fitoi kundër moldavit Victor Sterpu, për t’u ndalur më pas në çerekfinale dhe në repesazh, dje garoi edhe xhudisti tjetër kosovar, Dardan Cena, i cili u ndal në të tetën e finales. Kosova e mbylli eksperiencën në Evropianin e xhudos me një medalje, atë të artë të fituar dje nga Distria Krasniqi.
Më herët dje, në rrethin e parë u eliminua garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi.