Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, këtë vit do të trajtojë temën “Shënjestra ime në karrierë”, përmes ekspertëve dhe profesionistëve në aktivitete të ndryshme.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit, do të sjellë veçanti nga hulumtime shkencore dhe të arritura individuale artistike, duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve, posaçërisht studentëve të thellojnë njohuritë dhe tyre rreth artit dhe muzikës.
Artistët, krijuesit, performuesit, hulumtuesit dhe menaxherët në muzikë nga shumë shtete do të sjellin përvojat, arritjet, artin dhe rezultatet e hulumtimeve të tyre para studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë.
Studentët dhe pjesëmarrësit në fund të kësaj akademie, do të jenë në gjendje t’i dallojnë elementet socio-kulturore që ndikojnë në zhvillimin e karrierës skenike muzikore dhe tregut ndërkombëtar të punës në industrinë muzikore, t’i njohin sistemet e notacioneve kronologjikisht ekstreme tek krijuesit muzikor shqiptar, si dhe do të jenë në gjendje të ushtrojnë themelimin e ndërmarrjes menaxhuese në muzikë.
Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022