UBT News

Akademia e Arteve dhe Shkencave dënon veprimin e Will Smith ndaj Chris Rock

Akademia e Arteve dhe Shkencave ka reaguar pas veprimit të aktorit Will Smith ndaj prezantuesit Chris Rock në edicionin e sivjetmë të Oscars. Sherri erdhi pasi Rock bëri një shaka me gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.

“Akademia nuk e fal dhunën në asnjë formë. Sonte jemi të lumtur t’i nderojmë fituesit e edicionit të 94-t të ceremonisë sonë, të cilët e meritojnë këtë moment të vlerësimit nga kolegët dhe adhuruesit e filmit anembanë botës”, thuhet në reagimin e Akademisë.

Smith i kërkoi falje Akademisë dhe Rock-ut për shuplakën./UBTNews/

Exit mobile version