Edhe pse ato u rritën në Hollywood dhe dekada larg, Demi Lovato dhe Drew Barrymore kanë gjetur shumë të përbashkëta si yje që kur ishin fëmijë. Në podcastin e ri 4D Me Demi Lovato, ato folën për varësinë, duke qenë të institucionalizuar dhe ndërkohë duke treguar fotografi kur ishin fëmijë.
Ashtu si Lovato, Barrymore kishte ‘luftën’ e saj për varësinë nga droga dhe alkooli. Ajo për herë të parë u kthye esëll në moshën 13 vjeç kur nëna e saj e institucionalizoi.
“Ajo nuk dinte çfarë të bënte me mua,” tha Barrymore për nënën e saj, e cila e merrte atë në klube të natës në vitet ’80. “Ajo krijoi një përbindësh. E mbyllur në Spitalin Psikiatrik Van Nuys për 18 muaj, unë isha aq e mërzitur që ma morën lirinë. Thjesht mendova se do të më ndjekte gjithë jetën.”
Barrymore tha që të qenit e institucionalizuar nuk ishte asgjë si objektet e rehabilitimit që njerëzit shohin reklama natën vonë.
“As unë!” Lovato tha pasi Barrymore tha se nuk dëshiron kurrë të jetojë përsëri në institucionet e rehabilitimit. “Së pari, ti ishe në Van Nuys. Unë isha në San Bernardino,” duke iu referuar një institucioni psikiatrik në qytetin afër.
Barrymore tha se ajo që mësoi është se shërimi nga kjo “merr shumë kohë”. Ndërsa historia e saj ishte shumë publike në atë kohë, ajo ndjeu ndjeshmëri për Lovaton në epokën e mediave sociale ku varësia dhe mbidozimi i saj ndodhi në kohë reale.
Barrymore gjithashtu foli rreth daljes nga institucioni, emancipimit dhe zhvendosjes në banesën e saj, në moshën 14 vjeçare. Ajo pranoi që gjërat ishin shumë “të çrregullta” në fillim, ku kishte “krizë në mes të jetës” opr që ajo ngadalë ndërtoi jetën dhe karrierën e saj.
Ata gjithashtu folën për mbështetjen e prindërve të tyre si fëmijë të famshëm dhe sa e komplikuar ishte dinamika prind-fëmijë.
“Kur ata provonin të më blinin diçka në moshën 17 vjeçare, unë thoja, “Unë i paguaj faturat” theksoi Lovato. “Tani po përpëlitem kur mendoj për qëndrimin. Por kur bota të vë në piedestal, ti mendon se nuk mund të bësh keq”.
Barrymore foli për të dhe nënën e saj duke thënë se ato janë pajtuar tani, vite pasi ishin mjaft të larguara nga njëra-tjetra.
Megjithëse shumë sfida, Barrymore tha se ajo në fund të fundit nuk do të ndryshonte asgjë, madje as të këqijat. “Thjesht nuk do të ndryshoja asgjë”, tha nëna e dy fëmijëve. “Nëse gjithçka nuk do të kishte ndodhur ashtu siç ishte – dhe ju do të hiqnit një gjë nga loja e Jenga – ndoshta nuk do të dilnit nga ana tjetër”./UBTNews