Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka thënë se Christopher Nkunku ka filluar të ambientohet në Premier Ligë.
Nkunku sapo është rikthyer nga lëndimi, dhe ndeshjet e fundit i ka filluar nga banka rezervë.
Tani, Pochettino tha se Nkunku po ambientohet me Premier Ligën, ndërsa edhe sqaroi pozitën më të mirë në fushë të ylli francez.
“Unë mendoj se pozita e tij më e mirë është më shumë një 10 ose një 9, më e mirë se ajo në krahun e majtë ose në të djathtë si sulmues krahu”, tha Pochettino.
“Ai tani ka filluar që ta kuptojë Premier Ligën, që skuadrat janë më agresive dhe se futbolli është ndryshe nga shtetet e tjera”, shtoi më tej Pochettino.