Cameron Herrin u dënua me 24 vjet burg pasi vrau një nënë dhe vajzën e saj, gjatë një gare me vetura në Florida.
Cameron Herrin tani yll i TikTok-ut, që mblodhi mbi 2 milionë ndjekës – u dënua me 24 vjet burg për dy akuza për vrasje pa dashje në prill. Tani, fansat e tij po bashkohen në një përpjekje për të ulur dënimin e tij.
Në vitin 2018, Herrin po merrte pjesë në një garë rruge në Tampa, Florida kur goditi për vdekje 24-vjeçaren Jessica Reisinger-Raubenolt dhe vajzën e saj 20-muajshe, Lillia, të cilat po kalonin rrugën në një kryqëzim.
Sipas Tampa Bay Times, Herrin po voziste me 100 kilometra në orë në atë kohë dhe më parë kishte marrë paralajmërime të shumta nga policia kundër tejkalimit të shpejtësisë, shkruan Dazed Digital, transmeton UBTNews.
Pasi mori dënimin e tij në prill, ai hoqi të gjithë përmbajtjet nga llogaria e tij. Fansat megjithatë, kanë krijuar një peticion duke kërkuar “drejtësi” për Herrin sepse “djali i ri humbi gjithçka” – aktualisht mban mbi 28 mijë nënshkrime.
Deri më tani, videot në TikTok për Herrin kanë mbledhur mbi 2.8 miliardë shikime.
Shumica e videove të postuara nga fansat tregojnë Herrin duke qarë dhe duke pirë ujë në seancën e tij në gjyq, me shumë komentues që thonë se ai është “shumë i ëmbël për burg” dhe “meriton një shans të dytë”.
Sidoqoftë, përdoruesit e tjerë po flasin kundër fansave të Herrin, duke thënë se ai ka “privilegjin e djalit të bardhë”.
Duke folur për The Times, nëna e Herrin vuri në dukje se fansat e tij kanë një “obsesion të sëmurë” me të. Që nga dënimi, ajo ka marrë telefonata “të frikshme”, ka përjetuar përndjekje dhe të fejuarit të saj i janë hakuar mediat sociale.
Diku tjetër, muzikanti Charlie Puth u tha fansave të Herrin, “mos e përdorni muzikën time për këtë ndyrësirë” pasi njëri postoi një video të Herrin në gjykatë e cila paraqiste këngën e Puth “We Don’t Talk Anymore” në sfond./UBTNews