UBT News

Ahmeti vizitoi QMF në Kalabri, premtoi ndihmë për pacientët

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u zotua se komuna që ai drejton do t’ju ofrojë ndihmë të prekurve me COVID-19.

Ahmeti sot ka vizituar pacientët në QMF Emshir – Kalabri, ku po trajtohen pacientët që nuk janë në gjendje të rëndë sa për tu shtrirë në QKUK, por që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

I pari i Prishtinës theksoi tri ankesat kryesore të pacientëve ishin: pritja për të marrë shërbimin 2-3 orë, ankesë e përgjithshme që qytetarët në Kosovë paguajnë shumë për laboratoret private për teste, si dhe nganjëherë nuk është e gjithë terapia.

“E para është ankesë për komunën, tjerat nuk janë ankesa të tashme dhe nuk janë specifike për komunën. Covidi i ka nxjerr tepër në pah mangësitë e sistemit tonë politik e shoqëror.

1. Pritja në kohë pandemie e krize është normale edhe pse duhet të përmirësohet. Me rëndësi është shërbimi mos me u ndërpre. Kemi shumë mjekë e infermierë të infektuar dhe nuk kemi mundësi të shtojmë numra me procesin formal sepse nuk lejohet nga qeveria. Duhet të mbyllim QMf në lagje tjera për të shtuar në Kalabri. Megjithatë, në mungesë të vendimeve të shpejta për krejt komunat kam udhëzuar drejtorinë e shëndetësisë dhe zyren e personelit për anagzhim afatshkurtër të stafit shëndetësor shtesë. Kjo do ta ul kohën e pritjes dhe do të shtoj kapacitete.

2. Kam udhëzuar drejtorinë e shëndetësisë që krejt buxhetin që e kanë për mallra e shërbime ta drejtojnë në blerjen e barnave që qytetarët po paguajnë këto ditë për covid. Infuzione, antibiotikë, kortikosteroidë në mënyrë që të zbusim sado pak koston për qytetarët e Prishtinës. Nuk mund të presim nga niveli qendror sepse kanë shumë më shumë përgjegjësi momentalisht. Po ashtu po shohim mundësinë që përkohësisht të bëjmë disa teste laboratorike që nuk i kemi në kompetencë vetëm e vetëm që të mundësojmë shërbim falas.

3. Kemi përgatitur edhe planin emergjent për ndihmë bazike shëndetësore në një ambient mobil me 200 shtretër. Njëherë për njëherë buk ka nevojë sepse po i shtojmë të gjitha dhomat në Kalabri. Kemi nevojë për staf dhe mjete. E përkundër ndalesave byrokratike nuk guxojmë të ndalemi.”, shkroi Ahmeti në Facebook./UBTNews

Exit mobile version