Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas triumfit të Prishtinës në Superkupë. Ahmeti me anë të një shkrimi në Facebook u shpreh se djemtë e qytetit nuk u dorëzuan kurrë.
“Bardhekaltërit tanë kanë mposhtur në finale skuadrën nga Prizreni, Bashkimin. Djemtë e qytetit nuk u dorëzuan dhe kur kishin mbetur edhe 13 sekonda, kaluan në epërsi me dy pikë nga legjenda e basketbollit prishtinas, i madhi Edmond Azemi, duke triumfuar në fund me rezultat 74:73.Urime fitorja të gjithëve dhe veçanërisht atyre që në këtë periudhë kohore kanë kontribuar që klubi ynë të triumfojë.”, shkroi Ahmeti në Facebook./UBTNews