UBT News

Ahmeti: Mbi 500 biznese kanë aplikuar për grante në më pak se dy orë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi se në më pak se dy orë, mbi 500 biznese kanë aplikuar në programin për grante për mikro biznese dhe biznese të vogla të komunës së Prishtinës.

Sipas Ahmetit, kjo duhet të jetë alarm për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.

“Për më pak se dy orë mbi 500 biznese kanë aplikuar në programin për grantë pëe mikro biznese dhe biznese të vogla të Komunës së Prishtinës. Në qoftë se kjo nuk është alarm për qeverinë e Kuvendin, nuk e di si do të zgjohen”, shkroi ai në Facebook.

Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga komuna e Prishtinës./UBTNews

Exit mobile version