UBT News

Ahmeti: Kemi nënshkruar gjashtë kontrata për ndriçimin publik

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar gjashtë kontrata për mirëmbajtjen e ndriçimit publik. I pari i komunës, Shpend Ahmeti u ka kërkuar falje qytetarëve për për mosfunksionimin e rregullt.

“Më në fund, pas një procesi shumë të gjatë janë nënshkruar 6 kontratat e mirëmbajtjes së ndriçimit për çdo cep të komunës sonë. Kjo ka të bëjë me rrjetin ekzistues. Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne”, shkroi Ahmeti në Facebook./UBTNews

Exit mobile version