UBT News

Aguero: Nuk pendohem që zgjodha Barçën, Messi ishte i shkatërruar

Kun Aguero po rigjen paqen dhe qetësinë. Pas një periudhe të errët që kaloi për shkak të një dëmtimi serioz, sulmuesi argjentinas u rikthye me Barcelonën ku luajti pak minuta në miqësoren me Cornellan dhe arriti madje edhe të shënonte.

Në një intervistë të fundit, Kun Aguero” e thotë me siguri se nuk pendohet që zgjodhi Barçën pas largimit të mikut të tij më të mirë Messi pasi për këtë të fundit zgjodhi edhe katalanasit.

“Le të jemi të sinqertë, cili lojtar nuk do të donte të ishte te Barcelona, ​​pavarësisht nëse po shkon mirë apo keq? Unë erdha me pritshmëritë për të luajtur me Messin dhe për të ndërtuar një ekip të mirë, gjë që ishte ajo që klubi po përpiqej të bënte. Kur më thirrën mendova, se nuk më intereson sa më paguajnë, dua të ndihmoj ekipin duke dhënë më të mirën time”.

Gjithashtu ai foli për Messin, duke zbuluar edhe një prapaskenë.

“Ishte një moment shokues, ai u bë shumë keq. Kur e mora vesh nuk mund ta besoja. Atë të shtunë shkova ta shikoja në shtëpinë e tij. Dhe, për personalitetin tim, kur nuk e pashë atë mirë, u përpoqa ta bëja që të harrojë atë që kishte ndodhur. Pashë që ai ishte copë -copë dhe po përpiqej ta harronte atë gjë”, u shpreh sulmuesi argjentinas./Ora News/.

Exit mobile version