UBT News

Agron Kolaj e përfundon aventurën te Besa, pritet të mbrojë ngjyrat e klubit llapjan

Pas dy viteve të kaluara në Besë, gardiani i portës, Agron Kolaj e mbylli aventurën aty.

21-vjeçari ra në syrin e shumë klubeve brenda dhe jashtë Kosovës, por sipas disa burimeve të sigurta, Llapi ishte ekipi që i plotësoi kushtet e talentit nga Gjakova dhe pritet që karrierën ta vazhdojë aty.

KF Llapi është i njohur për besimin dhe përkrahjen e talentëve të rinj, kjo duhet të jetë një shtysë e madhe që Kolaj të mbrojë ngjyrat e ekipit llapjan, ato bardh e kaltër. /UBTNews/

Exit mobile version