Achraf Hakimi duket se nuk do të ndryshojë skuadër dhe pritet që të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm në Paris Saint-Germain.
Javëve të fundit u raportua në shumë media se Hakimi nuk është i kënaqur me minutazhën e dhënë në dispozicion të tij nga trajneri Maurzio Pochettino dhe se ai është i interesuar të ndryshojë skuadër.
Por, Alexandro Camano, agjenti i Achraf Hakimit, ka thënë në një intervistë për “Como Te Va” se lojtari është i lumtur në klubin francez dhe se do të mbetet aty.
“Në Paris-Saint Germain është i lumtur, ka një kontratë katërvjeçare, është i ri dhe do të qëndrojë në Paris”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Hakimi kaloi nga Interi në PSG vitin e kaluar.