Burime me reputacion në Itali pohojnë se agjenti i Federico Chiesa, Fali Ramadani, do të takohet me drejtorin e Romës, Florent Ghisolfi javën e ardhshme, italiani mund të përfshihet edhe në një marrëveshje shkëmbimi me Manchester United.
Federico Chiesa mund të largohet nga Juventusi në verë pasi bisedimet për të zgjatur qëndrimin e tij në “Allianz Stadium” nuk kanë çuar askund deri më tani. Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2025, kështu që Juventusi do të detyrohet ta shesë atë nëse ai nuk arrin të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Gjithashtu, trajneri i ri i Juventusit, Thiago Motta është gati të lejojë largimin e anësorit italian, i cili u transferua në Torino nga Fiorentina në vitin 2020.
Agjenti i Chiesas, Ramadani, do të takohet me drejtorin e Romës, Ghisolfi javën e ardhshme.
Do të jetë një takim prezantues, por do të jetë mjaft i dobishëm për të kuptuar qëllimet e Romës dhe Chiesas.
Ramadani do të takohet me klube të tjera gjatë udhëtimit të tij në Itali javën e ardhshme, por Roma është ndër skuadrat më të interesuara për 26-vjeçarin.
Chiesa mund të përfshihet edhe në një marrëveshje shkëmbimi për Mason Greenwood, një objektiv kryesor i Juventusit për këtë verë, por të dy klubet ende nuk e kanë diskutuar këtë mundësi.