Chelsea besohet se veçse ka vendosur për trajnerin e ardhshëm të klubit, me Mauricio Pochettinon që shihet si opsioni favorit i skuadrës londineze.
Para Pochettinos, emra të shumtë u lidhën me pozitën e trajnerit te Chelsea, ndër ta edhe gjermani Julian Nagelsmann.
Nagelsmann u shkarkua nga Bayern Munich, ndërsa ky i fundit e zëvendësoi atë me Thomas Tuchel.
Chelsea e dëshironte Nagelsmann si trajner në klub, por që agjenti i gjermanit tani ka zbuluar se ishte vendimi i duhur i tij.
Voker Struth, agjenti i Nagelsmann, e pranoi se Chelsea ishte skuadra e parë që kontaktoi me të, në momentin kur u shkarkua nga Bayerni.
“Mund të konfirmojë që Chelsea ishte i shpejtë për të thirrur dhe pyetur për Julian. Ai ishte zgjidhja numër një e tyre. Unë besoj se do mund të ndodhte nëse ai e dëshironte. Julian bëri mirë që nuk shkoi aty”, tha Struth.
Momentalisht, Chelsea është në duart e trajnerit të përkohshëm Frank Lampard, të cilin në fund të këtij sezoni pritet ta zëvendësojë me Mauricio Pochettinon.