UBT News

Agjenti i Kvaratskhelias i mbyll derën klubeve italiane

Forma që po e kalon Khvicha Kvaratskhelia këtë sezon me Napolin ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë.

Në 23 paraqitje në të gjitha garat, Kvaratskhelia ka arritur të regjistrojë 11 gola dhe 14 asistime.

Këto statistika kanë bërë që shumë klube të shprehin interesim në yllin gjeorgjian, por që agjenti i tij i ka mbyllur derën transferimit të një skuadër italiane.

“Ka interes të shumtë nga klube të shumta, por ai është i fokusuar vetëm te Napoli, ai e dashuron klubin dhe qytetin, ai nuk do t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër italian”, tha Jugheli, agjenti i Kvaratskhelias.

Po ashtu, Jugheli tha se ende nuk kanë pasur ndonjë propozim nga Napoli sa i përket çështjes së rinovimit të kontratës.

Exit mobile version