Agjenti i Christian Eriksen, Martin Schoots ka thënë që tani nuk është koha e duhur për të komentuar mbi të ardhmen e mesfushorit të Interit, pas rikthimit të këtij të fundit në stërvitje me skuadrën daneze Odense.
Eriksen ka qenë jashtë fushave të blerta që prej arrestit kardiak që e pësoi gjatë ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës.
29-vjeçarit iu desh ndihma e CPR para se në spital të intervenohej me operim në zemër, që në fund rezultoi të jetë i suksesshëm.
“Si çdo person tjetër që e ka përjetuar rastin e Eriksen, atij i duhet që të punojë dhe të rehabilitohet. Ai ka dëshirë ta bëjë këtë gjë në Milano ose kur është në Danimarkë, privatisht në vendin se ku ka lindur stërvitet”, tha agjenti Schoots për “Spox”.
Zakonisht, kur është i lirë në Danimarkë dhe kur ndjehet se mund ta bëjë atë gjë, ai përdor qendrën stërvitore të Odense, gjest ky tejet i mirë nga ish-klubi i tij. Eriksen ka një karakter pozitiv, optimist dhe energjik, por nuk është koha e duhur për të folur për futboll. Vetëm Chris do të vendos nëse ky moment do të ndodh”, shtoi agjenti i Eriksen.
Eriksen iu bashkua Interit nga skuadra e Tottenham në janar të vitit 2020, dhe që nga ajo kohë ka bërë 25 paraqitje ë të gjitha garat për kampionin e Serie A.