Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK), ka hapur për qytetarë “Javën e Arkivit të Hapur”, e cila do të jetë në dispozicion nga sot deri më 25 mars, ku të gjithë të interesuarit kanë mundësinë të shohin për së afërmi punën dhe aktivitetet që bëhen në mjediset e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Interesimi ishte i madh, ku të pranishmit patën mundësi të shohin mjediset, sallën e leximit, rregullimin dhe përpunimin e lëndës arkivore, laboratorin e Mikrofilmimit dhe Digjitalizimit, depon e AShAK-së dhe Bibliotekën.