UBT News

Agjencia e Menaxhimit Emergjent do ta rishikojnë dokumentin për fatkeqësitë natyrore

Pakënaqësi në mbledhje të Komisionit pati rreth marrjes së pagave së zjarrfikësve, e këtë shqetësim e ka ngritur deputeti nga VV-ja Enver Dugolli.

Dugolli tha se është e pa pranueshme që zjarrfikësit të paguhen nga komunat, derisa këta të fundit janë aset i AME-së.

“Zjarrfikësit janë të pa trajnuar, nuk është vetëm çështja e pagave por është problem i madh sepse edhe në aspektin e kontrollës paraqet problem”.

Ndërsa për këtë është përgjigjur drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra, e këtë vendim po e cilëson politik, derisa shtoi se pagat nuk i marrin të njëjta.

“Ne e ngrisim zërin e tyre dhe shqetësimet që i kanë, këtu ka mbet çështje politike dhe nuk mund të i’u rregullojmë dhe për atë arsye vendimi është politik dhe ministria e Financave dhe ne nuk kemi mundësi të tjera përveç kërkesave me shkrim”.

Raif Sejdiu nga AME-ja ka përmendur disa prej objektivave të Agjencisë së Menaxhimit Urgjent për vitin 2021.

Ai shtoi se do ta rishikojnë dokumentin për fatkeqësitë natyrore si dhe do të hartojnë planin e reagimit kombëtar.

“Objektivat janë themelimi i brigadës civile, rishikimi i dokumentit nga fatkeqësitë natyrore, plani i reagimit kombëtar”.

E deputeti i PDK-së Elmi Reçica tha se për rregullimin e këtyre çështjeve nevojitet një Projektligj i ri.

“Ne e dimë që në raportin tuaj që ke i hollësishëm ne e kemi pasur parasysh që problemi kyç është se ka një përplasje brenda Ligjit dhe puna e parë që duhet ta bëjë do të duhej të vijë një Projektligj që t’i rregullon këto çështje”.

Exit mobile version