Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka raportuar drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AMF), Fadil Kodra, raporton Ekonomia Online.
Pakënaqësi në mbledhje të Komisionit pati rreth marrjes së pagave së zjarrfikësve, e këtë shqetësim e ka ngritur deputeti nga VV-ja Enver Dugolli.
Dugolli tha se është e pa pranueshme që zjarrfikësit të paguhen nga komunat, derisa këta të fundit janë aset i AME-së.
“Zjarrfikësit janë të pa trajnuar, nuk është vetëm çështja e pagave por është problem i madh sepse edhe në aspektin e kontrollës paraqet problem”.
Ndërsa për këtë është përgjigjur drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra, e këtë vendim po e cilëson politik, derisa shtoi se pagat nuk i marrin të njëjta.
“Ne e ngrisim zërin e tyre dhe shqetësimet që i kanë, këtu ka mbet çështje politike dhe nuk mund të i’u rregullojmë dhe për atë arsye vendimi është politik dhe ministria e Financave dhe ne nuk kemi mundësi të tjera përveç kërkesave me shkrim”.
Raif Sejdiu nga AME-ja ka përmendur disa prej objektivave të Agjencisë së Menaxhimit Urgjent për vitin 2021, raporton EO.
Ai shtoi se do ta rishikojnë dokumentin për fatkeqësitë natyrore si dhe do të hartojnë planin e reagimit kombëtar.
“Objektivat janë themelimi i brigadës civile, rishikimi i dokumentit nga fatkeqësitë natyrore, plani i reagimit kombëtar”.
E deputeti i PDK-së Elmi Reçica tha se për rregullimin e këtyre çështjeve nevojitet një Projektligj i ri.
“Ne e dimë që në raportin tuaj që ke i hollësishëm ne e kemi pasur parasysh që problemi kyç është se ka një përplasje brenda Ligjit dhe puna e parë që duhet ta bëjë do të duhej të vijë një Projektligj që t’i rregullon këto çështje”.