Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, zhvilloi sot një takim pune me Glauk Konjufcën,për të diskutuar përgatitjet e kombëtares së Kosovës për ndeshjen e rëndësishme kundër Sllovakisë në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
Në takim morën pjesë edhe anëtari i KE të FFK-së, Samir Ujkani, dhe menaxheri i ekipit kombëtar, Bajram Shala. Ata informuan për përgatitjet e ekipit dhe organizimin e udhëtimit drejt Bratislava.
Konjufca përgëzoi ekipin për rezultatet e arritura deri tani dhe nënvizoi se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësishme, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ai gjithashtu siguroi se institucionet shtetërore do të ofrojnë mbështetje të plotë për rrugëtimin historik të kombëtares drejt Kupës së Botës.
Takimi u bë i ditur nga Ademi në faqen e tij zyrtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes FFK-së dhe institucioneve shtetërore për suksesin e ekipit kombëtar.
