Agim Ademi fiton edhe një mandat në krye të futbollit kosovar. Në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të mbajtur sot, Ademi mori besimin e 52 delegatëve edhe për një mandat katërvjeçar.
Ademi, pasi mori për të tretën herë mandatin për të udhëhequr me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka thënë se do të jetë në shërbim 24/7 për çështjen e futbollit. Po ashtu, ai theksoi se vota e dhënë ndaj tij, është besim për të dhe ekipin e tij.
Gjatë kuvendit u miratua edhe buxheti i FFK-së për vitin 2026, rreth 25 milionë euro.
Kryetari Ademi ka prezantuar fanellën e Dardanëve, teksa ka thënë se të gjitha ekipet nacionale do të vishen me “Adidas”.
“Ekipet tona nacionale nga ky vit do të vishen nga Adidas. Kjo është fanella e Kosovës dhe shpresoj që do të prezantohemi me të në SHBA”, ka thënë Ademi.
