Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po synon që ta shtrijë sovranitetin në veri të vendit para se të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Kjo sipas tij ka ndodhur pasi nuk është bërë një analizë më në detaje të implikimeve të cilat mund të ndodhnin si shkak i implementimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.
Agani ka thënë se kryeministri Albin Kurti duke u munduar që të shtrijë sovranitetin në veri të vendit, me çështjen e dinarit ka bërë gabim në hapat që ka ndërmarrë.
“Është i qartë synimi i qeverisë që para se të vihet në fazën përfundimtare të rregullimit të marrëdhënieve me shtetin e Serbisë në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Fillimisht të rrumbullakohet më tepër sa është e mundur sovraniteti i shteti në veri. Tash çështja e dinarit edhe largimi i tij nga tregu ka të bëjë edhe me rrumbullakimin e sovranitetit financiar. Në fazën paraprake ka arrit një shkallë e konsiderueshme e sovraniteti në rrafshin e sigurisë në alokimin e trupave të shtuara të Policisë në vend dhe me shtimin e sundimit dhe rendit e ligjit në veriun e vendit”, ka thënë Agani.
“Kjo përpjekje e qeverisë është e qartë dhe po tentohet që para se të procedohet në draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të vendit dhe para se të hyhet në themelimin e këtij obligimi të cilin tani më Kosova e ka marr qysh prej viti 2013, fillimisht shtrihet sovraniteti në masën maksimale në veri të vendit në të gjitha aspektet e rëndësishme. Por në gjithë këtë proces si duket është bërë një gabim në hapa dhe pa një analizë më në detaje të implikimeve të cilat mund të ndodhin”, ka thënë ai.
Agani ka thënë se veprimi i qeverisë pa një analizë se si kjo rregullore do të reflektoj në jetën e qytetareve në veri ka bërë që vendi të vije në një situatë në të cilën është tejkaluar kufiri i ndjeshmërisë dhe i tolerancës së partnerëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të qeverisë, ku kanë pasur edhe reagimet e ashpra të tyre.
“Se si kjo do të reflektojë në jetën e popullatës në Mitrovicën e veriut dhe tri komunat e tjera të veriut të vendit, atyre komuniteteve të margjinalizuara, bëhet fjalë për pensionistet dhe personat me aftësi të veçanta. Do të thotë kemi ardhur në situatën në të cilën është tejkaluar ai kufiri i ndjeshmërisë së partnerëve tanë ndërkombëtarë, i tolerancës së tyre ndaj veprimeve të qeverisë dhe kemi pasur një reagim të ashpër në lidhje me këto veprime të qeverisë”, ka thënë ai.
Kryetari i PD-së ka thënë se reagimet që ka marr Kosova si shkak i kësaj çështje nuk e gëzojnë as kënd në vend, kjo pasi sipas tij, çdo gjë që ka arritur Kosova është falë ndërkombëtarëve. Ai ka thënë se qeveria duhet që të ndërmarr masat të cilat do të korrigjon këto mos pajtime cilat kanë ndodhur.
“Natyrisht as një qytetar të vendit kjo nuk e gëzon, duke pasur parasysh faktin se çdo gjë që ka arritur Kosova në dekadat e fundit, posaçërisht në tri dekadat e fundit ka qenë fal një bashkëpunimi tejet konstruktiv dhe bashkëpunimi sistematik me partneret ndërkombëtarë. Në radhë të parë ShBA-të dhe shtet e BE-së. Shpresoj që qeveria e ka kuptuar gabimin e saj në këtë aspekt ndërsa do të ndërmarr masat të cilat do të korrigjojnë këto mos pajtime cilat kanë ndodhur. Dhe ajo me më rëndësi do të ndërmerr masa të cilat në radhë të parë përmirësojnë cilësinë e jetës e qytetareve në veriun e vendit, pra kjo është me rëndësi që as një qytetarë në vend të mos jetë i kërcënuar dhe i rrezikuar për shkak të mungesës së mjeteve të tyre, të cilat është mësuar që ti merr më shumë se dy dekada në shtëpinë e tyre në mënyrën siç e kanë marrë deri tash”, ka thënë ai.