Bazat e Sigurisë Kibernetike është një lëndë që i kushton vëmendje të veçantë të kuptuarit dhe përvetësimit të elementëve bazë sa i takon sigurisë kibernetike.
Ky trajnim është i përbërë nga 30 orë mësimore dhe ka për qëllim t’i informojë studentët dhe pjesëmarrësit mbi tiparet dhe veçoritë e krimit kibernetik, parimet e sigurisë, si dhe për teknologjitë dhe procedurat të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e rrjeteve.
Studentëve dhe pjesëmarrësve të këtij trajnimi u mundësohet që të zhvillojnë dhe përvetësojnë shkathtësitë profesionale për të pasur një karrierë sa më të suksesshme në lidhje me fushën e sigurisë kibernetike.
Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të jenë në gjendje dhe do të bëhen të aftë që:
- Të kuptojnë parimet e sigurisë dhe se si të zbatojnë politika të sigurisë, të cilat janë në përputhje me ligjet në fuqi, sa i takon fushës së kibernetikës;
- Të vendosin në zbatim aftësitë përmes praktikave të ndryshme, duke përdorur laboratorë dhe veprimtari të ndërlidhura me “Cisco Packet Tracer” (platformë e cila ndihmon në konfigurimin e rrjetit duke i’u dhënë mundësi të hartoni skica të cilat bartin risi dhe inovacion);
- Të bëjnë vlerësime në lidhje me performancën, që bëhen përmes hartimit të provimit përfundimtar dhe testeve;
- Të bashkëveprojë me bashkësinë e “Cisco Networking Academy” në nivel ndërkombëtar.