OBSH paralajmëroi se varianti Omicron po përhapej me një ritëm të paprecedentë dhe ka të ngjarë të ishte tashmë i pranishëm në shumicën e vendeve, përcjell UBT News.
Ndërsa Afrika ka regjistruar një rritje masive të rasteve me Covid gjatë javës së kaluar, numri i vdekjeve është më i ulët se më parë, tha agjencia shëndetësore.
Javën e kaluar ka pasur një rritje prej 83 përqind të rasteve me Covid-19 në Afrikë, e në Afrikën e Jugut pati rritje në 66 përqind.
“Ne jemi optimistë me kujdes se vdekjet dhe sëmundjet e rënda do të mbeten të ulëta në valën aktuale”, tha Dr. Matshidiso Moeti. “Por përhapja e ngadaltë e vaksinave në Afrikë do të thotë që të dyja do të jenë shumë më të larta se sa duhet”.
Që nga 13 dhjetori, vetëm 20 vende afrikane kishin vaksinuar të paktën 10 për qind të popullsisë së tyre – objektivi që OBSH kishte vendosur për muajin shtator të këtij viti.
Vetëm gjashtë vende kanë arritur objektivin e fundvitit për të vaksinuar plotësisht 40 përqind të popullsisë së tyre, ndërsa vetëm dy – Mauritius dhe Seychelles – kanë arritur 70 përqind.
Rritja e fundit në të gjithë kontinentin u nxit kryesisht nga variantet Delta dhe Omicron./UBTNews/