UBT News

Afër 1 mijë pacientë marrin shërbime emergjente gjatë fundjavës në QKUK

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), gjatë fundjavës së fundit në Qendrën Emergjente janë realizuar gjithsej 967 shërbime mjekësore.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të trajtuara, 291 pacientë kanë marrë ndihmë në Reanimim, 224 në Emergjencën Internistike, 208 në atë Ortopedike dhe 179 në Emergjencën Kirurgjike. Gjithashtu, 62 persona kanë marrë shërbime mjekësore në Sallën e Vogël për përpunimin, pastrimin dhe qepjen e plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve dhe incidenteve të regjistruara gjatë kësaj periudhe, numrin më të madh e përbëjnë viktimat e aksidenteve në komunikacion, me gjithsej 72 persona të lënduar. Po ashtu janë evidentuar 10 raste të personave të përfshirë në përleshje fizike, 5 raste të intoksikimit apo helmimit, 3 raste të lëndimeve nga armët e ftohta si dhe 1 rast nga arma e zjarrit.

Për trajtim të mëtejmë shëndetësor në klinika të ndryshme të QKUK-së janë hospitalizuar 86 pacientë, ndërsa gjatë kësaj fundjave janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes. /E.A/

Exit mobile version