Aeroporti i Gjenevës njoftoi se kishte filluar gradualisht fluturimet pasi një defekt kompjuterik mbylli hapësirën ajrore të Zvicrës të mërkurën në mëngjes.
“Lajm i mirë! Trafiku ajror ka rifilluar gradualisht që nga ora 8:30 (0630 GMT)“, tha aeroporti i Gjenevës në një postim në Twitter, duke shtuar se “disa fluturime janë anuluar. Pasagjerët duhet të kontrollojnë me kompanitë e tyre ajrore nëse fluturimet e tyre mbahen“. /UBTNews/