Aeroporti Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’, ka bërë një njoftim të ri për të gjithë pasagjerët që shfrytëzojnë këtë pikë udhëtimi përmes trafikut ajror.
Sipas tyre, nga kjo e enjte (2 shtator), ka procedura shtesë gjatë udhëtimit përmes këtij aeroporti, që të njëjtat pika mund t’i gjeni më poshtë si vijon:
”Njoftim i rëndësishëm !!!
Të dashur udhëtarë,
Ju njoftojmë me procedurat shtesë gjatë udhëtimit tuaj përmes ANP’Adem Jashari’, efektive nga data 2 shtator 2021.
-Të gjithë udhëtarët duhet të vazhdojnë të jenë në aeroport 2 orë para fluturimit.
-Të gjithë udhëtarët duhet të bëjnë gati Formularin e Hyrjes në Vend (Country Entry Form), bazuar në vendet e destinacionit. Ju mund të gjeni kodin QR dhe lidhjet për formularët dixhital për secilin vend në hyrjen e terminalit të aeroportit, apo mund t’i gjeni në web faqen tonëwww.limakkosovo.aero
-Ju lusim për vëmendje që këto forma ti plotësoni para mbërritjes tuaj në aeroport sepse për shkaqe teknike është e pamundur që personeli ynë të iu asistoj secilit udhëtar në plotësimin e formave, megjithatë ne do të jemi në dispozicionin tuaj për personat me nevoja të veçanta
-Të gjithë udhëtarët duhet të kenë PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë deri në kohën e fluturimit, apo antigjen test negativ jo më të vjetër se 48 orë deri në kohën e fluturimit, ose kartën e vaksinimit për 2 doza vaksinash. Vaksinat duhet të jenë vaksina të pranuara nga BE dhe duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë. Për ndryshime nga këto rregulla ju lusim që të kontrolloni kërkesat e vendit/destinacionit.
-Të gjithë udhëtarët duhet të bëjnë gati të gjitha dokumentet e kërkuara dhe ti kenë në duar që t’i prezentojnë te personeli ynë në momentin e paraqitjes së tyre.
-Udhëtarët që nuk janë në gjendje t’i tregojnë dokumentet e kërkuara në hyrje të terminalit të aeroportit duhet ta lëshojnë rendin dhe pas kompletimit të dokumentacionit duhet të ri-rreshtohen përsëri.
-Më tej, mirësisht ju lusim që të kontrolloni sportelet (check-in) në bazë të kompanisë ajrore dhe numrit të fluturimit dhe jo vetëm destinacionin, sepse ndodhë që në të njëjtën kohë ka fluturime për destinacionin e njëjtë dhe duke mos kontrolluar saktë nr. e fluturimit, ndodhë që jeni duke pritur në radhën dhe sportelin e gabuar dhe më pas të jeni me vonesë në fluturimin e duhur. E njëjta duhet shikuar edhe gjatë qëndrimit në radhë në dalje për në aeroplan.
-Për procedura të vizave, dokumenteve tjera shtesë të udhëtimit gjatë kohës së pandemisë, ju lusim që gjithmonë t’i referoheni informacionit të publikuar në ëeb faqet e ambasadave të shteteve përkatëse.
Ju lusim t’i keni parasysh rregullat e paisjes me maska, pritjes dhe përcjelljes së udhëtarëve të publikuara më parë.
Poashtu, ju lusim për mirëkuptimin tuaj dhe respektimin e procedurave të lartëshënuara!”.