UBT News

Aeroplani i diktatorit rus del në ankand

Aeroplani presidencial i udhëheqësit komunist, Nicolae Ceausescu (Nikolai Çaushesku), do të dalë në ankand. Rombac 1-11, që ishte përdorur për udhëtimet zyrtare të diktatorit mes viteve 1986 dhe 1989, do të dalë në ankand më 27 maj, me një çmim fillestar 25 mijë euro.

I ndërtuar në Rumani nën licencën e Korporatës ajrore britanike gjatë vitit 1980 dhe i modeluar në BAC 1-11, ky konsiderohej “xhevahir i industrisë lokale aeronautike”, sipas Artmark, shtëpia e ankandit përgjegjëse për shitjen.

Përveç lidhjes së tij me Çausheskun, avioni me 119 vende është një nga vetëm nëntë modelet Rombac 1-11 të ndërtuara nën licencën britanike, para vitit 1989. Një model i dytë, i përdorur më parë nga ish-presidenti Ion Iliesku, një tjetër figurë e diskutueshme rumune, do të dalë në ankand në të njëjtën ditë, me një çmim identik fillestar.

Çaushesku e udhëhoqi Rumaninë nga viti 1965 deri në vitin 1989, kur një revolucion i përgjakshëm antikomunist i dha fund perandorisë së tij, si dhe sundimit të tij komunist për 42 vjet. Ai u ekzekutua përkrah gruas së tij, Elena, në dhjetor të vitit 1989.

Iliesku, i cili erdhi në pushtet pas Çausheskut, u padit për krime kundër njerëzimit për rolin e tij në kryengritjen e dhunshme./UBTNews

Exit mobile version