UBT News

Adri Mehmeti regjistron tjetër paraqitje me SHBA-në

Mesfushori 17-vjeçar, Adri Mehmeti, ka regjistruar një tjetër paraqitje me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja në orët e para të së mërkurës mposhti Kanadanë me rezultat 1:0, në një ndeshje miqësore.

Mehmeti u inkuadrua në lojë në minutën e 74-t, duke regjistruar kështu paraqitjen e tij të tretë me përfaqësuesen amerikane. Futbollisti është pjesë e New York Red Bulls.

Ai debutoi më 26 shtator në ndeshjen ndaj Perusë, ndërsa më 30 shtator ishte titullar në përballjen kundër Kilit. Në ndeshjen ndaj Meksikës qëndroi në stol, për t’u rikthyer më pas në fushë në duelin ndaj Kanadasë.

Golin e vetëm dhe të fitores për SHBA-në e shënoi 19-vjeçari Justin Ellis.

Mehmeti më herët ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të Shqipërisë. Në vitin 2023, ai luajti për përfaqësuesen shqiptare U15.

D.L

Exit mobile version