Një vrapuese adoleshente është gjetur e gjallë pasi u zhduk në Francën veriperëndimore ka thënë se i ka shpëtuar një rrëmbimi, përcjell UBT News.
17-vjeçarja u gjet në gjendje të shokuar rreth 10 km nga vendi ku kishte shkuar me vrap. Ajo pësoi gërvishtje dhe u dërgua në spital pasi u zhduk të hënën në rajonin Mayenne, në lindje të Rennes.
Mediat franceze thanë se ajo i kishte treguar policisë se ishte mbajtur rob nga rrëmbyesit, por arriti të ikte.
“Është një lehtësim i madh për të dhe familjen e saj. Ajo u gjet në një qebaptore”, tha Nicolas Leudière, kryebashkiaku i Sable-sur-Sarthe. Adoleshentja vijon mësimet në shkollë në të njëjtin qytet.
Adoleshentja, një vrapuese e rregullt, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, u largua nga shtëpia e saj në fshatin Saint-Brice për në pyllin lokal Bellebranche rreth orës 16:00 të së hënës.
Babai i saj shkoi në kërkim të saj pasi ajo nuk u kthye në shtëpi dhe thirri policinë tre orë më vonë. Teksa kërkonte rrugën e vrapimit të së bijës, babai gjeti telefonin e saj dhe orën GPS, me gjurmë gjaku.
Hetuesit që kërkonin vajzën ekzaminuan të dhënat nga aplikacioni i saj i vrapimit Strava, i cili tregonte se vrapimi i saj kishte përfunduar papritur në një zonë rurale pas pesë minutash. Çfarë ndodhi më pas është e paqartë.
Prokurorët vendas thanë se hetimet për zhdukjen e vajzës do të vazhdojnë./UBTNews/