UBT News

Adnan Januzaj nuk ftohet nga Belgjika për Kampionatin Evropian të kësaj vere

Adnan Januzaj nuk është ftuar në ekipin kombëtar të Belgjikës për Kampionatin Evropian 2020, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Megjithatë, sulmuesi i Real Sociedadit me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj është lënë në listën e gatishmërisë nga trajneri Roberto Martinez.

Ai mund të ftohet në turneun e verës që nis më 11 qershor, në rast se ndonjëri prej sulmuesve të ftuar detyrohet të tërhiqet nga ekipi.

Exit mobile version