Adidas thotë se po rishikon partneritetin e saj me Yeezy të Kanye West disa ditë pasi ai veshi një bluzë “White Lives Matter” në Javën e Modës në Paris.
Kompania nuk përmendi polemika, por tha se“partneritetet e suksesshme janë të rrënjosura në respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta”.
Reperi dhe stilisti u kundërpërgjigj në Instagram, duke pretenduar se firma i “vjedhi” dizajnet e tij. Ky postim tani është fshirë.
Adidas i tha BBC-së se kishte marrë vendimin për të rishikuar partneritetin pas “përpjekjeve të përsëritura për të zgjidhur privatisht situatën”./UBTNews/