UBT News

Adidas paralajmëron humbje të fitimeve nga ndërprerja e partneritetit me reperin Kanye West

Adidas paralajmëroi humbje të fitimeve pas ndërprerjes së partneritetit me reperin dhe stilistin Kanye West, gjatë nëntorit të vitit të kaluar.

Shefi i ri i Adidas tha se mund të humbasë qindra milionë dollarë këtë vit nëse vendos të mos shesë stokun e atleteve Yeezy.

Gjiganti i veshjeve sportive ndërpreu lidhjet me West, i njohur si Ye, pasi ai postoi komente antisemite në rrjetet sociale.

“Numrat flasin vetë. Ne aktualisht nuk po performojmë ashtu siç duhet”, tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i kompanisë, Bjørn Gulden.

Kompania njoftoi se është duke shqyrtuar mundësinë nëse do të heqë atletet e mbetura të Yeezyt dhe do të pësonte goditje prej 500 milionë euro në fitimet e saj.

Gulden tha se pritet që Adidasit t’i kthehet fitimi në vitin 2024./UBTNews/

Exit mobile version