Adidas i ka dhënë fund partneritetit me Kanye West, me “efekt të menjëhershëm”.
Prodhuesi i veshjeve sportivesot tha se “nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër gjuhe të urrejtjes”.
Adidas tha se West shkeli “vlerat e diversitetit dhe përfshirjes, respektit reciprok dhe drejtësisë” të kompanisë.
Shitjet dhe prodhimi i produkteve të tij të markës Yeezy janë ndaluar si dhe pagesat për Ye dhe kompanitë e tij.
Kujtojmë se Adidas ka bashkëpunuar me West që nga viti 2013./UBTNews/