Ish-Missi Zana Krasniqi befasoi të gjithë pak ditë më parë.
Ajo përmes një postimi me kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së, Arben Vitia, konfirmoi se po i hyn rrugëtimit politik në garë për këshilltare komunale.
Zana vuri prioritet për të ndjekur kauzat e gjelbra.
Lista e publikuar me 56 kandidatët për Kuvend Komunal ka ‘nderuar’ Krasniqin me numrin 20./prive