UBT News

Ademi: Trajneri i ri i Kombëtares pritet të emërohet brenda dy ditësh

Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës pritet të jetë një gjermanofolës. Kështu së paku ka bërë të ditur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka thënë se brenda dy ditësh mund edhe të bëhet zyrtarizimi i trajnerit të ri me nënshkrimin e kontratës mes dy palëve.

“Trajneri do te emërohet dhe do te nënshkruhet kontrata në Prishtinë. Do të jetë gjermanofolës dhe sigurisht këto dy ditë presim deklarimin e tyre në pranimin e ofertave tona që i kemi dërguar”, ka thënë Ademi.

Ndryshe Kosova është pa trajner që nga koha e largimit të Primoz Glihas./UBTNews/

Exit mobile version