Sot në Vjenë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përzgjedhësin e Kosovës Franco Foda, raporton KosovaPress.
“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda”, ka shkruar Ademi në ‘Facebook’.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur emri i Fodas është përmendur në media si një trajner që mund të largohet, për shkak të interesimit nga disa klube arabe. Megjithatë, takimi i sotëm duket të jetë sinjal se FFK po tenton ta mbajë strategun gjerman në krye të ekipit dhe të qartësojë planet afatshkurtra e afatgjata për përfaqësuesen.