Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur se së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, po qëndrojnë në Cyrih, ku nesër do të bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Botës 2026.
Ademi ka thënë se shpreson që Kosova të ketë një short sa më të favorshëm, në mënyrë që të mund të jetë pjesë e këtij eventi madhështor.
“Motivi është i jashtëzakonshëm, pasi Kosova dëshiron të përfaqësohet në Botërorin e SHBA-së, një vend që e ka mbështetur fuqishëm shtetin tonë dhe që na ka ndihmuar të arrijmë deri këtu ku jemi sot”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.