UBT News

Ademi: Futbollistët e rinj janë gati për të shkëlqyer

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka postuar një fotografi me disa prej futbollistëve të rinj të Kombëtares së Kosovës duke u shprehur i bindur se ata do të shkëlqejnë.

Ai ka kërkuar mbështetje për brezin e tij të lojtarëve të Kosovës, duke thënë se ata janë burim i shpresave tona.

“Ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare!. Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht. Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës!”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Kosova do të përballet sonte më Rumaninë në Bukuresht.

Exit mobile version