UBT News

Adele zyrtarizoi lidhjen me Rich Paul

Qe sa muaj qarkulluan thashetheme rreth lidhjes së re të këngëtares Adele, por së fundi ajo e zyrtarizoi lidhjen përmes Instagramit.

Këngëtarja filloi postimin me dy fotografi të saj, dhe në fund e publikoi fotografinë e përbashkët të tyre, e në mbishkrim vendosi një zemër.

Sipas Forbes, Rich Paul është një superagjent sportiv dhe themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Klutch Sports Group, agjencia që përfaqëson Lebron James dhe lojtarë të tjerë të famshëm të NBA.

Adele u nda nga ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki, në vitin 2019 dhe finalizoi divorcin në muajin maj. Ata kanë një djalë Angelo, 9-vjeçar./UBTNews

Exit mobile version