UBT News

Adele u bën thirrje fansave që të ndalojnë së hedhuri objekte ndaj interpretuesve

Adele i tha audiencës së saj në Las Vegas gjatë fundjavës që të “ndalojë së hedhuri” objekte mbi interpretuesit pas një sërë incidentesh të fundit.

Gjatë qëndrimit të saj në Caesars Palace, këngëtarja e Rolling in the Deep trajtoi tendencën e fansave që hedhin objekte ndaj muzikantëve.

“A e keni vënë re se si njerëzit po harrojnë etiketën e shfaqjes në këtë moment, duke hedhur gjëra në skenë? A e keni parë këtë?”, pyeti ajo.

Teksa gjuante bluza drejt audiencës, Adele vazhdoi me shaka duke thënë: “Mos i hidhni gjërat artistëve”.

Komentet e këngëtares britanike vijnë menjëherë pasi Bebe Rexha dhe Kelsea Ballerini u goditën me objekte në fytyrë gjatë koncerteve të tyre. Këngëtares shqiptare iu desh të shkonte në spital për qepje, ndërsa Kelsea bëri një pushim para se të vazhdonte koncertin.

Përveç këtyre, një fans hodhi hirin e nënës së tij të ndjerë në skenë gjatë një koncerti të këngëtares Pink dhe një tjetër e goditi Ava Max-in në fytyrë.

Ashtu si Adele, këngëtari Charlie Puth së fundmi u bëri thirrje fansave të tij që t’i japin fund këtij trendi./UBTNews/

Exit mobile version