UBT News

Adele sërish nxit spekulimet se është martuar

Këngëtarja Adele po i shtyn njerëzit të besojnë se ajo u martua në ceremoni private larg syrit të mediave me të dashurin e saj, agjentin sportiv, Rich Paul.

Në një video të publikuar në një prej shfaqjeve të saj në Las Vegas, Adele tha se nuk e kupton futbollin amerikan. Ajo tha se shqetësohet për lojtarët, teksa shtoi se “nuk është gruaja e mrekullueshme, kur vjen fjala për futboll… edhe pse partneri im absolutisht e do atë”.

Nuk është hera e parë që Adele nxiti spekulime se mund të jetë martuar.

Edhe në një video që u publikua së fundmi në TikTok, shfaq një grua në publik në një nga koncertet e Adele duke i propozuar martesë asaj.

“Nuk mund të martohem me ty. Dashuria dhe bashkëshorti im janë me mua sonte”, deklaroi ajo mes tjerash.

Adele ishte e martuar edhe me Simon Koneckin prej vitit 2018 deri në vitin 2021, me të cilin ka një djalë./UBTNews/

Exit mobile version