UBT News

Adele me projekt të ri muzikor

Pas gjashtë vitesh, Adele po vjen me një projekt të ri muzikor. Këngëtarja ka lansuar një pjesë nga projekti i ri muzikor dhe njoftoi se kënga e re do të publikohet javën e ardhshme.

Ylli i pop-it publikoi një klip bardhë e zi në Twitter, ku shihet këngëtarja britanike duke vozitur dhe dëgjuar një këngë derisa fletë muzike fluturojnë nga vetura.

“Easy On Me” do të publikohet të premten, më 15 tetor.

Fansat nxitën spekulime se Adele do të publikojë edhe albumin e ri./UBTNews

Exit mobile version