Superylli britanik, Adele do të performojë javën e ardhshme në BRIT Awards, vetëm dy javë pasi mes lotëve u tha fansave të saj se do të shtyjë koncertet e saj në Las Vegas për shkak të COVID-19.
Adele do të ngjitet në skenë në qytetin e saj të lindjes, Londër, më 8 shkurt në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore të muzikës pop në Britani, ku ajo është nominuar në katër kategori.
“Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se do të performojë në BRITs javën e ardhshme!!”, shkroi Adele në Instagram, duke thënë se ajo do të shfaqet gjithashtu në shfaqjen televizive “The Graham Norton Show”.
Mediat britanike në fillim të kësaj jave raportuan se Adele, e cila jeton në Los Angeles, nuk do të mund të performojë në BRITs.
Muajin e kaluar, 33-vjeçarja shtyu një seri koncertesh në Las Vegas që do të fillonin më 21 janar, sepse gjysma e ekipit të saj u infektuan me COVID-19./UBTNews