UBT News

Adele ka një këngë për çdo gjendje emocionale tuajën!

UBT News iu transmeton përzgjedhjet e këngëve të Adele që i përshtaten çdo humori:

Kur ndiheni nostalgjik/e:

Adele - When We Were Young (Live at The Church Studios)

Singli i saj i vitit 2015 “When We Were Young” ju çon në një udhëtim kujtimesh me miqtë e vjetër dhe të dashur.

Kur ndiheni të frustruar:

Adele përfshiu në mënyrë të përkryer atë ndjenjën nëse do të vazhdoni apo jo të udhëtoni në një rrugë që duket se nuk po shkon askund në hitin e saj“Chasing Pavements”.

Kurr ndiheni gati për të vazhduar përpara:

“Turning Tables”, është kënga e duhur kur Adele na kujton momentin kur më në fund e kuptoni që nuk mund të vazhdoni diçka më.

Kur ndiheni të anashkaluar:

Teknikisht kjo këngë nuk ishte e saj, por Adele e “bëri” të sajën! Cover-i i këngës së Bob Dylan,“Make You Feel My Love”, është një nga këngët e saj më prekëse ndonjëherë!

Pra është për ato kohë kur ndiheni të anashkaluar, veçanërisht nga dikush që e doni.

Kur doni të ndiheni të fuqizuar:

“Dini vlerën tuaj njerëz” është mesazhi në hitin e saj të vitit 2011 “Rolling in the Deep”, i cili fitoi një Grammy për rekordin e vitit.

Kur ndiheni të shkatërruar:

Në një intervistë për MTV News, Adele kishte thënë: “Më theu zemrën kur shkrova këtë këngë, kështu që fakti që njerëzit po e marrin atë në zemrat e tyre është si mënyra më e mirë për t’u shëruar”.

Kur ndiheni vetvetja:

“Rumour Has It” është një “stuhi e ashpër” e një kënge për kur ndiheni e plotë dhe mirë si vetvetja./UBTNews/

Exit mobile version