Herën e fundit që Adele u shfaq me James Corden duke bërë “Carpool Karaoke”, emisioni u bë tejet viral në mediat sociale. Kjo pritet që të ndodhë përsëri, së shpejti.
CBS njoftoi të hënën se këngëtarja do të jetë e ftuara e fundit për segmentin në “The Late Late Show” me James Corden.
“Gjatë ‘Carpool’ së tyre të dytë së bashku – dhe të fundit të Corden si drejtues i “The Late Late Show” – Adele surprizon mikun e saj të vjetër në shtëpi në mëngjes, duke e zgjuar atë dhe duke i ofruar ta çojë në punë”, sipas një njoftim për shtyp nga emisioni.
Ishte në këtë kohë vitin e kaluar kur u njoftua se Corden do të largohej nga shfaqja pas tetë sezonesh./UTBNews/